Site icon Telegrafi

Çfarë dihet për vdekjen e 22-vjeçares në Iran që nxiti protestat në vend?

Mahsa Amini, një grua kurdë 22-vjeçare nga qyteti veriperëndimor i Saqez, vdiq në spital të premten, pasi kaloi tre ditë në koma.

Ajo ishte duke vizituar kryeqytetin Tehran me familje e saj kur u arrestua nga policia e moralit, e cila e akuzoi për shkelje të ligjit që iu kërkon grave të vendosin hixhabin dhe krahët dhe këmbët me veshje të gjera. Ajo humbi ndjenjat pasi u dërgua në një qendër paraburgimi për t’u “edukuar”, transmeton Telegrafi.

Ka raportime se oficerët e kanë rrahur në kokë me bastun dhe e kanë përplasur në një nga automjetet e tyre.

Policia e ka mohuar se ajo ishte keqtrajtuar dhe tha se ajo pësoi “sulm të papritur të zemrës”. Por familja e saj ka thënë se ajo ishte në formë dhe nuk kishte probleme shëndetësore.

Nëntë persona tani raportohet se janë vrarë në protestat në Iran që po bëhen për shkak të rastit të 22-vjeçares.

Mes të vrarëve të raportuar është një djalë 16-vjeçar, i vrarë me armë zjarri kur forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve.

Trazirat janë përhapur në më shumë se 20 qytete të mëdha, duke përfshirë kryeqytetin Teheran.

Videot e postuara në internet nga trazirat e së mërkurës treguan gra duke tundur shamitë e tyre në ajër ose duke i djegur ato. /Telegrafi/

Exit mobile version