Mund të mendoni se ditët e zakonshme të Shahrukh Khanit përfshijnë zgjimin në orët e hershme të mëngjesit dhe kryerjen e ushtrimeve fizike – por gjërat janë pak më ndryshe për të.
Aktori 51 vjeçar, yll i Bollywoodit me dekada të tëra, ka një trup bukur të bonifikuar qysh nga fillimi i karrierës së tij. Ai i është nënshtruar programeve rigoroze të ushtrimeve fizike për t’i rritur muskujt e vet dhe na kishte tronditur me muskujt e barkut në vitin 2007, transmeton Telegrafi.
Khan ka qenë dhe është inspirim i shumë të rinjve në aspektin profesional, por edhe në atë personal.
Ai është 172 centimetra i gjatë dhe peshon 73 kilogramë.
Sipas trajnerit të tij Prashant Sawant, Shahrukh Khan i përzien ushtrimet kardio me ato të forcës. Por, vlen të ceket se për shkak që aktori i ishte nënshtruar disa herë ndërhyrjeve kirurgjike, Sawant sigurohet që ai të mos mbingarkohet shumë.
Rutina ditore e ushtrimeve fizike të Shahrukhit – sipas “Workoutinfoguru” – përfshinë:
– 100 pompa
– 60 ngjitje në hekur (pull ups)
– 30 minuta ushtrime të barkut përmes ushtrimeve me peshë
– 30 minuta kardio
Khan i shmangë ushqimet e ëmbla, konsumon shumë fruta dhe sigurohet të qëndrojë i hidratuar. /Telegrafi/