Meghan Markle u bë nënë për herë të parë 4 javë më parë dhe ende po përshtatet me jetën e saj të re
Duke qenë edhe në presion të madh për shkak të familjes mbretërore dhe eventeve që duhet të marrë pjesë, Dukesha e Sussex-t duhet të rikthehet në formë shpejt.
Mirëpo, sipas ekspertit mbretëror, Meghan nuk e ka marrë me nxitim për t’u rikthyer në formë. Ajo nuk i është kthyer ende palestrës. Ajo po merr kohë për t’u përqendruar tek i biri, Archie.
“Ajo e marrë më lehtë”, – tha Katie Nicholl.
Mirëpo, çfarë bën Meghan pas lindjes? Dukesha e Sussex-t pas lindjes po bën yoga.
“Yoga është shumë e mirë pas lindjes dhe nuk ka asgjë të vështirë për t’u realizuar”, – është shprehur Katie.
Nëna e Meghan, Doria ka ndikuar tek Dukesha, duke qenë se ajo është një instruktore yoge. Pra, Dukesha pas lindjes bën vetëm Yoga dhe stërvitje të vogla në parkun e pallatit mbretëror.
Mirëpo, Meghan nuk e ka me nxitim! Ajo po e shijon këtë moment si çdo nënë e re! /Telegrafi/