Site icon Telegrafi

Çështja Rashica, Munishi i kundëpërgjigjet ashpër Bunjakut

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka deklaruar se do ta ftojë Milot Rashicën, pas pranimit në UEFA e FIFA.

Sipas tij, talenti vushtrrias që u ftua së fundi në Kombëtaren A të Shqipërisë, do të marrë ftesën e Kosovës.

“Do të ishte jo e drejtë dhe jo profesionale mos me e menduar Milotin, kur shteti i Kosovës ka investuar në Milotin, ai ka marrë edhe bursë, dhe në momentin e pranimit nëse shkon procesi sip o shkon, unë do ta ftojë”, ka deklaruar Bunjaku në një intervistë për Klan Kosova.

Ndryshe, trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, ka reaguar lidhur me këtë deklaratë. Sipas tij, Kosova nuk ka merita për Milot Rashicën, por disa njerëz të veçantë.

“Merita për Milot Rashicën ka trajneri Mehmet Kurda, trajneri Luan Prekazi kurse meritat më të mëdha i ka Ismet Munishi dhe grupi i futbollistëve që kanë qenë në Llamkos Kosova kur ai ka luajtur. Bunjaku e as Kosova nuk e kanë zbuluar Rashicën ndërkohë, ai e ka ftuar atë vetëm pasi është transferuar në Vitesse”, ka thënë Ismet Munishi për “GazetaOlle.com”.

 

Exit mobile version