Puberteti i dytë është një term zhargon që njerëzit përdorin për të përshkruar ndryshimet që ndodhin në trup në mosha të ndryshme
Nuk është një pubertet i vërtetë si në zhvillimin e pjekurisë seksuale, por një mënyrë për të përshkruar simptomat e ndryshme fizike dhe emocionale që mund të ndodhin me moshën.
Mund të ndodhë zakonisht në të 20-at ose 30-at.
Disa prej simptomave mund të përfshijnë:
Ndryshimet psikologjike dhe emocionale
Periudha e përshtatjes me ndryshime të mëdha gjatë jetës, mund të marrë pak kohë dhe disa simptoma të ankthit ose depresionit mund të shfaqen si një reagim i natyrshëm ndaj një faze të re të jetës, shkruan Flo Health.
Forca e muskujve
Ndryshimet në masën kockore dhe forcën e muskujve mund të shfaqen në të 20-at tuaja. Ato priren të arrijnë maksimumin në këtë moshë.
Pesha
Disa njerëz vërejnë ndryshime në peshë me kalimin e viteve, veçanërisht nëse nuk kanë një regjim të shëndetshëm ushqimor.
Aknet
Akademia Amerikane e Dermatologjisë zbuloi se 45% e femrave midis moshës 21 dhe 26 vjeç kanë probleme me aknet. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve në hormone, stresit, pirjes së duhanit, përdorimit të alkoolit dhe/ose zakoneve të këqija të të ngrënit.
Ndryshimet të tjera të theksuara mund të dalloni në lëkurë, flokë, etj.
Si të përgatiteni për pubertetin e dytë
Dietë e shëndetshme
Një dietë e shëndetshme duhet të përfshijë fruta dhe perime, drithëra, yndyra të mira dhe proteina pa yndyrë. Ushqimi i shëndetshëm mund të ndihmojë në ruajtjen e një peshe të ekuilibruar, parandalimin e osteoporozës dhe përmirësimin e humorit dhe shëndetit në përgjithësi. Një regjim i mirë do të rezultojë në përmirësim të shëndetit mendor, muskuj dhe kocka më të forta dhe lëkurë të shëndetshme.
Stërvitja
Të bësh shumë ushtrime është thelbësore kur përjeton ndryshime të lidhura me moshën. Ecje, kërcim, pilates, yoga dhe not – të gjitha ia vlejnë!
Gjumi i qetë
Përmbajuni një orari të rregullt të fjetjes dhe zgjimit, citon Anabel.
Multivitaminat
Konsultohuni me një mjek apo farmacist për të marrë suplementet që ju nevojiten. /Telegrafi/