Telegrafi

Cesc Fabregas ofron pagën e tij të plotë për katër muaj për të ndihmuar stafin teknik te Monaco

Cesc Fabregas ka bërë një veprim madhështor në këtë kohë me coronavirus te Monaco.

Mesfushori spanjoll ka vendosur të bëjë një sakrificë të madhe në këtë kohë pandemie, duke ofruar pagën e tij të plotë.

Ish-anëtari i Chelsea, Arsenalit dhe Barcelonës nuk do të ofrojë vetëm një pagë, por ai do të ofrojë katër të tilla për katër muajt e ardhshëm.

Nga paga e tij, aty do të mbulohet një 30 për qind e pagës së stafit teknik, në mënyrë që ata mos të mbesin pa punë.

Ky veprim vije, pas atij të lojtarëve që t’i përgjysmojnë pagat dhe mos të ndodhë që në të ardhmen Monaco të ketë krizë financiare.

Fabregas duket se do të luajë edhe një sezon me skuadrën franceze dhe me gjasë më pas do të pensionohet nga futbolli aktiv. /Telegrafi/