Site icon Telegrafi

Cesc Fabregas arrin te Como

Në disa prej kalimeve më befasuese të verës, Cesc Fabregas po nënshkruan për skuadrën e Serisë B, Como.

Ka disa javë që flitet për këtë kalim, por tashmë është konfirmuar. 35-vjeçari që është fitues i Kupës së Botës mbërriti në Itali këtë pasdite, ku do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare, sipas Fabrizio Romanos.

Pas një sezoni të torturuar nga lëndimet, Fabregas u largua nga Monaco si një transferim i lirë pas skadimit të kontratës së tij, pas tre vitesh me klubin principial.

Lexo po ashtu Fabregas arrin marrëveshje përfundimtare me Comon, në gusht nënshkruhet kontrata

Atje duket se ai do të luajë pjesën e mbetur të karrierës së tij si lojtar dhe të planifikojë më tej për të ardhmes – pas futbollit aktiv.

Fabregas largohet nga futbolli i nivelit të lartë për herë të parë në 19 vjet, pasi bëri debutimin e tij në Arsenal në moshën 16-vjeçare.

Një nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës së tij, spanjolli është ndoshta për të ardhur keq që ai jetoi kulmin e karrierës së tij me lojtarë si Andreas Iniesta dhe Xavi Hernandez duke errësuar cilësinë e tij për kombëtaren spanjolle. /Telegrafi/

 

Exit mobile version