Site icon Telegrafi

Ceremonitë për shkurorëzim, gjithnjë e më në modë

Duke filluar nga ritualet religjioze, të cilat duken si martesa, e deli te traditat, këto janë disa nga traditat më të pazakonshme në botë. Në Japoni, njerëzit mund të heqin dorë nga magjia e zezë pas shkurorëzimit duke i shkruar në një letër dëshirat e tyre, e më pas i hedhin në një guaskë të WC-së dhe ia lëshojnë ujin.

Disa gjermanë kanë propozuar që kishat ta kenë një ceremoni ndarjeje apo shkurorëzimi, në të cilën çiftet para se të ndahen t’i japin arsyet e veta pse po shkurorëzohen.

Ceremonitë për shkurorëzim viteve të fundit po bëhen gjithnjë e më në modë, ku marrin pjesë familjet e çiftit të ndarë, shokët, si dhe hedhja e unazës së martesës në lumë. /Telegrafi/

Exit mobile version