Site icon Telegrafi

Ceremonia ‘sekrete’ që u zhvillua në orët rreth mesnatës: Dalin pamjet e para të paradës ushtarake të ‘udhëhequr’ nga Kim Jong Un

Kim Jong Un ka pohuar se vendi i tij “është i lirë nga coronavirusi” dhe uroi ‘shëndet të mirë’ për të gjithë njerëzit në botë që ‘po luftojnë sëmundjet e virusit të keq’ ndërsa drejtoi një paradë ushtarake për të shënuar 75 vjetorin e sundimit të Koresë së Veriut këtë mëngjes.

“Unë i uroj shëndet të gjithë njerëzve në botë që po luftojnë sëmundjen e virusit të keq”, citohet të ketë thënë Kim, në një fjalim të transmetuar në mediat shtetërore, përcjell Telegrafi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregonin që Kim bënte një paraqitje ndërsa ora i afrohej mesnatës.

I veshur me një kostum gri dhe kravatë, ai përshëndeste turmën dhe pranoi lule nga fëmijët ndërsa ishte i rrethuar nga zyrtarë ushtarakë të veshur me radhë medaljesh.

Ndonjëherë i emocionuar, Kim falënderoi ushtrinë “për punën e madhe për t’iu përgjigjur katastrofave natyrore dhe për të parandaluar një shpërthim të coronavirusit”.

Ndryshe, Koreja e Veriut nuk ka raportuar ndonjë infeksion të brendshëm me coronavirus, një pohim që Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara e kanë vënë në dyshim.

Dhe Kim tha se shpreson që Koreja e Veriut dhe e Jugut të “bashkojnë duart” përsëri pasi kriza e coronavirusit të ketë mbaruar.

Ndërsa pjesëmarrësit në ngjarje të tjera të festave u treguan të veshur me maska, askush në paradë nuk dukej se kishte maskuar.

Siç shkruan DailyMail, mediat ndërkombëtare u ndaluan të merrnin pjesë në ngjarje dhe të huajt u paralajmëruan të mos bënin fotografi.

Veç këtyre, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Kim tha se vendi i izoluar do të vazhdojë të forcojë ushtrinë e tij.

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë ushtrinë tonë për vetëmbrojtje dhe parandalim”, tha Kim në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror.

Shfaqja e pritur gjerësisht është pjesë e përkujtimeve të 75 vjetorit të Partisë në pushtet.

Ndërkohë, transmetuesi shtetëror KCTV tregoi skuadrilje pas skuadrilje së ushtarëve të armatosur dhe automjeteve të blinduara të rreshtuara në rrugët e Pyongyang, gati për të marshuar nëpër sheshin Kim Il Sung në një shfaqje të natës.

Programi u hap me një imazh të një posteri propagandistik për përkujtimet me parullën: ‘Lavdia më e madhe për partinë tonë të madhe’.

Sipas shefave të stafit të përbashkët të Seulit, shfaqja në të vërtetë u zhvillua në orët e para të së Shtunës, kur ata thanë në një deklaratë se “shenjat e një parade ushtarake – duke përfshirë pajisje dhe njerëz në një shkallë të gjerë – u zbuluan në Sheshin Kim Il Sung”.

Koreja e Jugut dhe agjencitë e inteligjencës amerikane ‘po ndiqnin nga afër ngjarjen’, shtuan ata.

Përvjetori i partisë në pushtet vjen gjatë një viti të vështirë për Korenë e Veriut ndërsa pandemia e coronavirusit dhe stuhitë e fundit shtojnë presionin e vendit të sanksionuar rëndë. /Telegrafi/

Exit mobile version