Site icon Telegrafi

Cerci kthehet në fushë me fanellën e Atleticos pas 741 ditësh

Dje Atletico Madrid shënoi fitore me rezultat 4-1 kundër Guijuelos.

Në stadiumin Vicente Calderon u kthye në fushë pas 741 ditësh pa lojë me këtë fanellë Alessio Cerci.

Ai e zëvendësoi në minutën 61-të Saulin.

Edhe pse ishte blerë nga Atleico Madridi ai ka luajtur vetëm 10 ndeshje.

Gjashtë ndeshje në La Liga, dy në Kupë dhe dy në Ligën e Kampionëve.

Ai ishte i huazuar te Milani dhe Torino. /Telegrafi/

Exit mobile version