Telegrafi

Celulitet, një patologji që shkakton bezdi

Ushqyerja e gabuar është një ndër shkaqet më të pranishme në etnogjenezën e kësaj sëmundjeje, veçanërisht në rastet kur kequshqyerja nis që në fëmijëri, ëmbëlsirat, fokaçet, pijet e ëmbla të marra me tepricë krijojnë bazat për celulitin tek njëzetvjeçarët.

Ushqime që duhen preferuar: frutat dhe perimet e freskëta, në veçanti: ananasi, kivi, molla, limoni, mandarinat, qitrot, angjinaret, mërqinjë (me degë të gjembta, gjethe të dhëmbëzuara e me lule të verdha), hithra.

Provoni dy herë në javë një supë me perimet e egra të sipërpërmendura; falë fuqisë së tyre të njohur diuretike, këmbët do të shfryhen dukshëm.

Ushqime që duhen kufizuar: ushqimet hiperkalorike dhe ato të pasura me kripë: ëmbëlsirat, pijet e ëmbla, karamelet, fokaçet, picat, sallamet.

Fitoterapia
• infuzion me mështeknë: 5 gram gjethe të freskëta në një litër ujë të valuar për 10 minuta.
Pihet e ftohtë gjatë ditës.
• Valim me lëvore, bliri, bishta qershie: në një litër ujë të valuar zieni 5 gram nga secila bimë. Pihet gjatë ditës (por kujdes, është një diuretik i fortë dhe mund të ndikojë në uljen e tensionit arterial). /Telegrafi/