Telegrafi

Celina: Shumë njerëz kanë vdekur për Kosovën, dua t’i jap diçka shtetit tim

Fotball , 17-09-2016, , Eredivisie, Seizoen 2016 / 2017, FC Twente - ADO Den Haag. FC Twente speler Bersant Celina schiet de 3-0 binnen. Norway only

Bersant Celina e ka kuptuar tashmë filozofon e futbollit holandez.

Sezonin e shkuar kjo skuadër kishe shumë probleme dhe kishte rrezikuar edhe rënien, por këtë vit fal tre lojtarëve të ardhur nga City dhe riorganizimit të klubit, Twente po shkëlqen përsëri, shkruan Noa.nl.

Ky medium thotë se Bersant Celina e ka kuptuar tashmë filozofon e futbollit holandez.

“Futbolli në Angli është më fizik dhe ka më shumë topa të gjatë. Këtu futbolli është ne mes të dy skuadrave në fushë dhe që provojnë të luajnë futboll, e jo sikurse te City ku n provojmë të luajnë e të tjerët mbrohen”, thotë ai.

“Guardiola më tha se duhet të luajë më shumë ndeshje dhe të huazohen. A pajtoheni me të? Po duhet të pajtohem”, ka nënvizuar talenti kosovar.

Edhe trajneri i tij Rene Hake ka fjalë të mira për të. “Është një djalosh që kërkon ta tregojë vetën. Ai dëshiron të jetë i rëndësishëm dhe deri më tani ia ka arritur”, transmeton Gazetaolle.com.

Kosova për Celinën

Celina ka luajtur për Kosovën në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.

Familja e tij kishte emigruar në vitet e 90-ta dhe ai ishte rritur në Norvegji. Ai ka dëgjuar shumë rrëfime nga familja e tij për luftërat në Ballkan dhe për këtë nuk ka pasur asnjë dyshim së kë ta përfaqësoj.

“Shumë njerëz kanë vdekur për vendin tonë. Dua t’i jap diçka shtetit tim që të jetë një shtet krenar. Dua t’i bëjë të ndjehen mirë dhe krenar, ashtu sikurse edhe jemi”, ka thënë Celina.