Bersant Celina ka vazhduar me gola për Swansean, këtë herë në fitoren 2-0 ndaj Bolton Wanderers në Championship.
Ylli nga Kosova shënoi në kohën shtesë pas një lëvizje të bukur në zonë.
Ky ishte goli i pestë në ligën e dytë angleze, por ka edhe katër asistime tjera, numa që tregojnë se ai po kalon në një formë të mirë këtë sezon.
Back to winning ways! 💪 pic.twitter.com/kZLmJQ7XxQ
— Swansea City AFC (@SwansOfficial) March 2, 2019
Pas kësaj fitore Swansea renditet në vendin e 13-të me 47 pikë, kurse Boltoni në pozitën e 23 (parafundit) me 26 pikë.
Celina është blerë nga Manchester City në verën e 2018 për tre milionë funte, plus një në formë të bonusve.
22-vjeçari karrierën e ka filluar te skuadra norvegjeze Stromsgodset, ndërsa pasi kaloi te City për disa sezone u huaza edhe te Twente dhe Ispich Town.
Për Përfaqësuesen e Kosvës ka luajtur nga viti 2014 dhe në 11 paraqitje ka shënuar një gol. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=XO2mgenZkG8