Telegrafi

Celina shënon në debutim për Twenten (Video)

Bersant Celina ka shënuar në debutimin e tij me Twenten.

Mesfushori nga Kosova u inkuadrua në minutën e 69-të ndaj Heerenveen dhe pas nëntë minutash shënoi gol.

Me këtë rast Celia u bë lojtari i parë që shënon për Twenten në Eredivisie që nga shtatori i vitit 2013.

Celina është i huazuar te klubi holandez nga Manchester City.

Vlen të theksohet se Twente e humbi këtë takim me rezultat 3-1. /Telegrafi/