Site icon Telegrafi

Celina shënon gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë, lavdërohet nga trajneri i Ipswich (Video)

Bersant Celina duket se po e merr vetën pas sëmundjes që kishte.

Ylli kosovar kishte një grip i cili iu kishte rikthyer tri herë radhazi dhe tani ka zhvilluar dy ndeshje me skuadrën U23 të Ipswichit.

Ai së fundmi ka shënuar një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë ndaj Sheffield Wednesday në fitore 2-1 të Ipswich.

Trajneri i Ipswich, Mick McCarthy e ka lavdëruar paraqitjen e Celinës.

Celina gjatë një aksioni ndaj Sheffield Wednesday

“Bersanti shënoi një gol edhe më të bukur gjatë ditës së sotme në stërvitje”.

“Djaloshi është këtu që 12 javë, por ka qenë i sëmurë në shtatë prej tyre, megjithatë ai luajti mirë për U23 dhe po duket në formë të mirë”, deklaroi McCarthy.

“Kur të jeni nga Manchester City duhet të keni diçka speciale dhe Celina e ka këtë gjë. Bersanti bën gjëra të mëdha në stërvitje”, tha McCarthy.

Celina nuk ishte grumbulluar as nga Përfaqësuesja e Kosovës shkaku i gripit që kishte. /Telegrafi/

Exit mobile version