Sulmuesi kosovar Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Manchester Cityt ndaj Readingut të hënën në Ligën Premier për kategorinë U-21.
19-vjeçari ka shënuar dy herë. Ai golat i shënoi në minutat 43 dhe 81.
Golin tjetër e shënoi Barker në të 79-ën.
Në takim është paraqitur edhe shqiptari tjetër i Cityt, Sinan Bytyqi.
City zë pozitën e tretë në Divizionin 1 të Premier Ligës U-21.
.@BersantCelina‘s goal vs Reading tonight [via @hitfour6] pic.twitter.com/f5TXK41gSF
— MCFC Info (@MCFClnfo) April 11, 2016