Bersant Celina ka vazhduar shkëlqimin në futbollin anglez.
Mesfushori i Kosovës ka shënuar edhe një gol tjetër me fanellën e skuadrës së tij Swansea.
22-vjeçari e pranoi një top nga Van der Hoorn dhe me tu futur në zonë goditi fuqishëm për të shënuar golin e dytë në ndeshje.
Swansea arriti të mposht Birmingham Cityn me rezultat të thellë 3-0 dhe me këtë fitore ndajnë pozitën e parë së bashku me Leeds me nga 13 pikë.
Për Celinën ky ishte goli i dytë këtë edicion në Championshipin anglez.
Forma e jashtëzakonshme e Celinës është një lajm i mirë për përzgjedhësin Bernard Challandes para dy ndeshjeve ndaj Çekisë dhe Anglisë në muajin shtator. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=FNTFLgSrbeE