Telegrafi

Celina jep dorëheqje, në vend të tij Kapra

Mbrëmë vonë kryesia e Lirisë, ka miratuar unanimisht dorëheqjen e Erdogan Celinës, në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Celina , ofroi dorëheqje pas humbjes së thellë me Trepçën ’89.

Ndërkohë, atë do ta zëvendësoj deri në përfundim të kampionatit, Skënder Kapra.

Kapra, ka thënë se është përgjegjësi e madhe në këtë moment. Por, për hir të dashurisë që kam ndaj klubit, do të pranoj këtë sfidë.

Ai, ka kërkuar mbështetjen e të gjithë anëtarëve në daljen nga situata.

Kryesia, ka falënderuar për bashkëpunim Erdogan Celinën dhe njëkohësisht falënderon Skënder Kaprën që pranoi në këto moment të marrë drejtimin e klubit.

Kapra, nga e marta do ë drejtoj me shtabin teknik.