Telegrafi

Celina me driblim fantastik dhe asistim për golin e fitoren të Swansea ndaj Wiganit

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina ka asistuar në ndeshjen e sotme (e shtunë) me ekipin e tij, Swansea.

Swansea ka arritur të shënojë fitore me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Wiganit në ndeshjen vlefshme për javën e 28-të në Championship.

Njëri nga më vendimtarët në këtë fitore të ekipit nga Uellsi padyshim se ishte ylli i Kosovës, Bersant Celina.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Bersant Celinës

Celina arriti të asistojë në golin e fitores në minutën e 67-të të ndeshjes.

Ylli prizrenas bëri një driblim fantastik, për të asistuar saktë pastaj për Andre Ayew, i cili shënoi me thembër golin e fitores 2-1.

Ky ishte asistimi i dytë i Celinës deri tani këtë sezon, ndërsa ka edhe dy gola të shënuara. /Telegrafi/