Telegrafi

Celina debutoi me Dijonin, por para syve të tij u shënua njëri nga golat më të bukur në histori të Ligue 1

Bersant Celina ka debutuar me skuadrën e tij të re, Dijon në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Fatkeqësisht ylli kosovar pësoi humbje në ndeshjen e tij të parë, pasi Dijon u mposhtë 0-2 para tifozëve të vet nga Brest.

E në këtë takim është shënuar njëri nga golat më të bukur në histori të kampionatit francez Ligue1.

Ishte sulmuesi Irvin Cardona që shënoi në mënyrë akrobatike me volej në minutën e 90-të për rezultatin përfundimtar.

Ky gol ka bërë xhiron e botës nëpër rrjetet sociale pasi po vlerësohet si njëri nga më të mirët në histori të kampionatit francez dhe jo vetëm.

Cardona është shprehur shumë i lumtur me golin e shënuar, duke thënë se më parë nuk ka shënuar kurrë një gol aq të bukur.

Nëse nuk shënohet ndonjë gol edhe më i ‘çmendur’, sigurisht që ky gol do të shpallet më i miri në Ligue 1 dhe do të kandidojë për më të mirin e vitit. /Telegrafi/