Telegrafi

Çelaj shpalos programin për Prishtinën e Vjetër

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga PDK, Lirak Çelaj, ka paraqitur programin e tij për rindërtimin e Prishtinës së vjetër.

Ai tha se do të restaurohen objektet e vjetra dhe si dhe do të intervenojnë në shtëpitë e tjera që të duken ngjajnë me Prishtinën e vjetër.

“Do ta krijojmë një lagje të Prishtinës së vjetër në bazë të fotografive. Pjesë e programit të tij është edhe ndërrimi i fasadës në Sheshin e Qytetit, ai si shembull mori objektin e Unionit ku tha se në këtë mënyrë do të fasadohen banesat dhe ndërtesat që gjenden në shesh”, tha Çelaj.