Telegrafi

Ceglia: Gjysma e Facebook më takon mua

Në ankesën e Ceglia’s thuhet se ai kishte nënshkruar një kontratë me Zuckerberg gjatë vitit 2003, e cila i jep të drejtë atij në më shumë se 50 për qind aksione të Facebook.

Ceglia thotë se gjatë kësaj kohe ai e kishte punësuar Zuckerbergun që t’i zhvillojë dy uebfaqe, njëra prej të cilave është edhe Facebook, për të cilën punë akuzuesi thotë se kishte paguar jo më shumë se një mijë dollarë.

Facebook nuk është përgjigjur menjëherë ndaj kësaj akuze të Paul Ceglia’s, mirëpo më pas kishte reaguar duke thënë se “ky është edhe një tentim tjetër mashtrues ndaj rrjetit social”, ndërsa autorin e kësaj akuze e quan “artist mashtrues”.

Më vonë është kuptuar se Ceglia edhe më herët ishte akuzuar për mashtrime, për disa kompani tjera në të cilat ai ka qenë i përfshirë.  Gjithsesi, ky nuk është tentimi i parë me të cilin synohet marrja e një pjese të Facebook.

Së fundmi, Facebook është shpallur fitues edhe ndaj rastit të vëllezërve binjak, të cilët kanë studiuar bashkë me Mark Zuckerberg, dhe të cilët pohonin se Facebook është inovacioni i tyre. / Telegrafi /