Telegrafi

Cech në histori të zezë të evropianëve

Portieri i Çekisë, Petr Cech, me dy golat e pësuar nga Turqia në fund të Grupit D në Euro 2016, është futur në historinë e zezë të Europianëve.

Portieri i Arsenalit ka pësuar 21 gola në Kampionate Evropiane, më shumë se cilido portier në histori të turneut.

Çekia sot përfundoi ëndrrën në euro 2016 duke mbetur e fundit në Grupin D, pas Kroacisë, Spanjës dhe Turqisë.

Pas këtij kampionati evropian, mediat çeke kanë raportuar se Cech mund të pensionohet nga Kombëtarja e tij.

34-vjeçari ka zhvilluar 119 ndeshje me Kombëtaren çeke dhe është pjesë e saj nga viti 2002. /Telegrafi/