Vendimi për të shkuar te një psikolog është shumë i guximshëm dhe ne jemi shumë krenarë për ty
Ndërkohë që ti nis rrugëtimin tënd, ne të japim disa këshilla se ç’duhet të dish para se të shkosh te një psikolog.
Shëno traumat apo situatat që të japin ankth apo mërzi
Kjo do të të ndihmojë shumë që të dish se çfarë të shqetëson dhe të shkakton ankth apo gjendje depresive.
Informohu rreth psikologut/es, fushën e ekspertizës, mëso nga eksperiencat e të tjerëve
Pyet të tjerët, lexo përshtypjet e pacientëve të mëparshëm. Sa më shumë të dish, aq më mirë është.
Informohu rreth qasjes së psikologut/es mbi raste të ngjashëm me tëndin
Një psikolog/e mund të të flasë ashpër dhe të të tregojë të vërtetën, dikush tjetër mund të jetë më i/e butë. Qasja e tyre ndryshon, ndaj duhet të dish ku përshtatesh më mirë.
Komuniko hapur dhe qartë, pasi psikologët nuk mund të të lexojnë mendjen
Mundohu ta sqarosh sa më qartë problemin dhe mendimin tënd, në mënyrë që profesionisti të të kuptojë sa më mirë.
Psikologu/ia nuk shokohet nga traumat, eksperiencat, apo mendimet e tua
Për ty mund të jetë gjëja/veprimi më i rëndë në botë, për atë është thjesht një tjetër rrëfim.
Mund ta takosh vetëm në zyrë, askund tjetër
Harroje mundësinë e kafenesë, restorantit, etj.
Nuk është miku yt/mikja jote, por një profesionist/e që do të të ndihmojë të arrish mirëqenien që do në aspektin e shëndetit mendor.
Ti mund ta trajtosh si mik/e, por ai/ajo – jo, këshillon Anabel.
Mos prit mrekulli dhe progres që në seancën e parë
Edhe truri është organ dhe rikuperimi i tij kërkon kohën e vet dhe konsistencë.
/Telegrafi/