Site icon Telegrafi

Ç’DO TË BËHET ME JETËN TIME?

Poezi nga: Roberto Carifi
Përktheu: Maksim Rakipaj

Ty të pyes, dritë e paemërt,
të pyes ty muzg.

I huaj do të jem, i dëbuar,
do të gjej strehë ku s’rritet gjë?

Do të më mbetet së paku një dhomë të qaj,
ku nemitur nga kujtimet të mbyllem?

juve ju pyes, sy të zgavërt të natës.

Exit mobile version