Site icon Telegrafi

Çdo i pesti mashkull do të flinte me dashnoren e mikut më të mirë

Nëse ndërprisni lidhjen me të dashurin aktual, kini kujdes në tentimet e mikut më të mirë të tij për të ruajtur kontaktin me ju, sepse 12 për qind e meshkujve kanë konfirmuar që do të flinin me ish të dashurën e mikut të tyre më të mirë, vë në pah një hulumtim britanik.

Megjithatë, ekzistojnë edhe miq të sinqertë në këtë botë, kështu që 52 për qind të meshkujve as që do t’u shkonte në mend për marrëdhënie seksuale me të dashurën e mikut të tyre, transmeton Telegrafi.

Gjashtë për qind e meshkujve të anketuar jetën e tyre seksuale e konsiderojnë më të vlefshme se të mikut, pra, bile edhe më të vlefshme se miqësia e tyre, ndërkaq tetë për qind tashmë kanë fjetur me ish të dashurën e mikut apo me partneren aktuale të mikut të tyre. /Telegrafi/
 

Exit mobile version