Telegrafi

Çdo gjë që ka dëshiruar në jetë pikërisht atë e ka arritur: Kjo shprehi e pazakonshme Steve Jobsin e ka ngritur deri në majë!

Rruga e tij jetësore gjithmonë i ka interesuar një numri të madh njerëzish. Cili është ai sekreti i cili fshihet pas të gjitha sukseseve që i ka arritur Steve Jobs?

Si arrihet nga fundi deri në majë, ka zbuluar ai në një intervistë, transmeton Telegrafi.

Të gjithë njerëzit të cilët konsiderohen të suksesshëm kanë diçka të përbashkët, ata mbështeten ekskluzivisht në intuitën e tyre.

Mbështetja në këtë ndjenjë të brendshme pothuajse gjithmonë i ka udhëhequr në rrugën e drejtë. Falë kësaj, kanë arritur deri te zbulimet gjeniale, të cilat ndonjëherë kanë ndryshuar botën.

Shpesh i japim përparësi logjikës dhe lëmë anash zërin tonë të brendshëm. Asnjë shkollë nuk na mëson metodat për zgjimin e intuitës.

Askush nuk na mëson gjatë shkollimit për rëndësinë e meditimit, nevojën që të ngadalësojmë kohë pas kohe, të marrim frymë dhe të relaksojmë trupin para se të lindë ideja e mirë.

Na ngulitin në kokë ekskluzivisht aftësinë e mendimit racional dhe duke na bindur si pikëpamje të vetme të saktë. Mirëpo, gjykuar sipas shembullit të Steve Jobsit, nuk është opsioni më i mirë. Po të mos ishte mbështetur në ndjenjën e vet bota kurrë nuk do ta mbante në mend.

Gjithmonë ka besuar në atë ndjenjën e brendshme, por edhe ka praktikuar edhe një shprehi të pazakonshme për të cilën ekzistojnë edhe hulumtime të cilat tregojnë efektivitetin e vet.

Sipas studimit nga Universiteti Stanford, ecja pa këpucë ngrit mendimin kreativ për 60%. Siç tregojnë shkencëtarët, “nxit qarkullimin e lirë të ideve”.

Dhe nëse i shikojmë sukseset të cilat i ka arritur ai, përfundimisht këtu ka të vërteta.

“Kur i lironi mendimet, përgjigjja vjen vet”, ka thënë ai.

Zgjidhja e problemeve pothuajse gjithmonë është e gatshme dhe gjendet thellë brenda jush. Poenta është që të ngadalësoni, të qetësoheni dhe të lini që përgjigjja t’ju gjejë vetë.

Dëgjoni muzikë, merruni me pasionin e parapëlqyer dhe meditoni. Kështu do të çlironi trupin dhe mendjen dhe idetë e reja do të vijnë vetë.

Intuita secilit njeri i është miku më i mirë, dëgjojeni dhe udhëhiquni me zërin e saj. Kur ta përvetësoni shprehinë dhe kur t’i besoni tërësisht, çdo gjë ngrihet lart. /Telegrafi/