Sezoni 15 i ESL Pro League CS:GO do të nis të mërkurën, më 9 mars, duke nisur një garë të gjatë që do të përfundojë më 10 prill.
Turneu i cili numëron 24 ekipet ndër më të mira të botës, do të zhvillohet në LAN në Gjermani, me katër grupe që do të luajnë në formatin ‘Bo3’.
Secili nga grupet do të luhet për pesë ditë radhazi, ku do të ketë dy ditë pushim mes tyre.
Në ‘Play-Off’ do të kalojnë 12 skuadrat më të mira, ku ekipi më i mirë i secilit grup do të shkojë direkt për në çerekfinale.
Grupet do të fillojnë të luhen nga data 9 mars duke përfunduar me datën 3 prill, ndërsa faza e “Play-Off”-it do të filloj nga data 5 prill.
Turneu do të shpërndan çmime me vlerë rreth 754 mijë euro, ku 160 mijë euro do të shkojnë për vendin e parë.
https://twitter.com/ESLCS/status/1500879006526287879
Vendimi i ESL për të mos lejuar organizatat me lidhje me qeverinë ruse, ka sjell në dyshim pjesëmarrjen e ekipit Gambit dhe VirtusPro, por siç duket VirtusPro do të luaj si ekip i pavarur me një emër të ri të ekipit “Outsiders”.
Ndërsa për ekipin Gambit ende nuk është e qartë se a do të jenë pjesë e turneut.
Kjo është lista e ekipeve të ndara në grupe:
Grupi A – G2, NIP, Entropiq, fnatic, MOUZ, Looking for Org
Grupi B – Vitality, Outsiders, Faze, FURIA, ENCE, Sprout
Grupi C – Gambit, Liquid, GODSENT, BIG, Movistar Riders, Party Astronauts
Grupi D – Natus Vincere, Heroic, Astralis, Complexity, Evil Geniuses, AGO
/Telegrafi/