Keqkuptimi më i zakonshëm për femrat është se zakonisht ato turpërohen nga çdo gjë që ndërlidhet me aktin seksual.
Për shkak se ato janë shumë të pastra, të sjellshme ose thjesht s’duan të flasin asnjë fjalë të ndyrë. Për shkak se ato janë “gjinia e butë” dhe se janë të krijuara nga sheqeri, erëzat dhe çdo gjë tjetër e mirë, transmeton Telegrafi.
Epo, nuk është kështu. Sepse, besojeni ose jo, disa femra janë të krijuara nga birra, sarkazma dhe mendja e ndyrë. Dhe kjo sigurisht se nuk nënkupton që ato nuk janë fare romantike.
Femrat me zemër romantike dhe mendje të ndyrë nuk janë mitë. Ato ekzistojnë dhe këto janë gjërat që duhet t’i dini për to:
ATYRE U PËLQEN T’JU BËJNË TË BUZËQESHNI
Një femre me mendje të ndyrë por zemër romantike, vërtet se i pëlqen t’ju bëjë të qeshni. Buzëqeshja dhe lumturia juaj janë shumë të rëndësishme për të. Kjo lloj femre ka sens të jashtëzakonshëm të humorit, ndërkaq kur jeni me disponim të ulët, ajo gjithmonë sigurohet t’ju bëjë të qeshni.
ATO JAPIN KOMPLIMENTE TË SINQERTA
Këto femra të rralla e të mahnitshme janë lloji i njerëzve që gjithmonë i vërejnë ndryshimet te ju. Qoftë nëse i keni prerë flokët apo keni blerë bluzë të re, ato gjithmonë ju dhurojnë komplimente. Një femër me zemër romantike por mendje të ndyrë nuk i vjen turp t’jua prek prapanicën kurdo që i vishni pantallonat e ri seksi.
JANË TË SINQERTA
Kjo është ndoshta më e rëndësishmja: femrat e tilla janë personi më i sinqertë që do t’i njihni në jetë. Ato janë të mbushura me vetëbesim dhe ndihen 100% komode në lëkurën e tyre. Ato janë seksuale, dhe e pranojnë natyrën që e kanë.
I PËLQEN T’JU NGACMOJË
Vajza me mendje të ndyrë e zemër romantike vërtet se din të argëtohet. Ajo thjesht din si ta mbajë zjarrin ndezur në një lidhje. Andaj, mos u brengosni dhe befasoni kurdo që ju ngacmon me gjëra të ndryshme. /Telegrafi/