Site icon Telegrafi

Çdo e katërta grua do të provonte seks me grua

Në fakt, edhe pse 91 për qind e të anketuarave kanë deklaruar që janë heteroseksuale, 26 për qind e tyre kanë pranuar se, do të mendonin për seks me grua apo së paku ëndërrojnë për të.

Hulumtimi, që ka përfshirë 200 të anketuara, është kryer nga ueb faqja e lezbikeve GaydarGirls.com, ndërsa ka dëshmuar se, shtatë për qind e të anketuarave e kanë provuar seksin me grua.

Gjashtë për qind e të anketuarave, imagjinojnë seksin me grua, gjersa tre për qind kanë thënë që do të pranonin seksin me grua po të kërkonte partneri i tyre këtë gjë.

Hulumtimi është publikuar pasi që gazeta “Sundays” ka njoftuar që Melanie Brown nga Spice Girls, kishte pasur lidhje lezbike me dy gra, që ka zgjatur dy vite.

“Rezultatet e hulumtimit hedhin dritë të re në jetën seksuale të grave moderne, sepse zbulon se, çdo ditë e më shumë gratë heteroseksuale dëshirojnë t’i zgjerojnë përvojat e tyre seksuale dhe të provojnë seksin me grua”, ka thënë Aisha Chaudhry, menaxhere e GaydarGirls.com, duke shtuar se e kanë ditur që shumë gra nga kureshtja vizitojnë faqen e tyre, për të parë mundësitë që ofron dashuria erotike me gruan.

Faqja është themeluar në vitin 2002 dhe ka 205.000 anëtare në Britani të Madhe dhe 300.000 anëtare nga shtetet tjera.

Exit mobile version