Rreth 40 për qind të nuseve kanë marrëdhënie të këqija me vjehrrat, ndërsa shumë bëjnë luftëra të përditshme me to për shkak të këshillave “dashamirëse”, ka treguar hulumtimi online i faqes së internetit OnePoll.
Madje një e dhjeta e nuseve për shkak të grindjeve të shpeshta nuk flet me vjehrrën, ndërsa arsyeja më e shpeshtë për mosmarrëveshjet janë ndërhyrjet e tyre në rritjen e fëmijëve, shkruan Daily Mail.
Vjehrrat të cilat nuseve të veta shpesh u thonë frazat si “Në kohën time … “ ose “Unë e kam bërë kështu … “ janë më të urryerat në popullatën femërore, ndërsa disa shkojnë aq larg sa që rejave u japin këshilla të modës ose financiare, kanë zbuluar hulumtuesit.
Rreth gjysma e femrave të martuara thonë se si janë grindur me partnerin për shkak të ndërhyrjes së nënës në jetën e tyre, ndërsa 15 për qind madje kanë menduar të ndërprisnin tërësisht marrëdhëniet me vjehrrën, transmeton Telegrafi.
Shkeljet më të mëdha të vjehrrave
* Dhënia e këshillave për rritje më të mirë të fëmijëve;
* Sjellja sikur dinë gjithçka, dhe në veçanti më mirë se nuset;
* Deklaratat si “unë do të kisha bërë kështu”, “Në kohën time kemi bërë kështu”;
* Kriticizmi i nuseve si nëna;
* Dhënia e ëmbëlsirave të tepërta dhe ushqimit të pashëndetshëm fëmijëve;
* Pretendimi që dinë më mirë se sa nënat e tyre se çfarë dëshirojnë nipërit/mbesat e tyre;
* Mosdëgjimi i nuses;
* Të theksuarit që djalin e vet e njohin më mirë se gruaja e tij;
* Rregullimi dhe pastrimi sapo futen në shtëpinë e nuses;
* Përzierja në financat e djalit dhe nuses;
* Marrja në pyetje e djalit nëse ha diçka, sepse duket i dobët;
* Thënia nuses që duhet të dobësohet;
* Kritikat kuzhinës së nuses.
/Telegrafi/