Telegrafi

Çdo ditë me nga një super-veturë tjetër në stërvitje, ky është koleksioni i Raheem Sterling – i fundit kushton gjysmë milioni (Foto)

Raheem Sterling nuk po shkëlqen vetëm në fushën e lojës me Manchester Cityn, por edhe jashtë saj me veturat e tij super-luksoze, të cilat kushtojnë shumë.

Anësori sulmues anglez është kthyer në njërin nga pikat kyçe të skuadrës së Pep Guardiolas, ku po përjeton formë mbresëlënëse.

Sterling ishte i shkëlqyer edhe një herë kundër Barcelonës në mesjavë dhe për këtë paraqitje të mirë e ka shpërblyer veten me një veturë të re super-luksoze, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Dhjetë veturat më të mira të lojtarëve (Foto)

Kjo pasi, Pas fitores ndaj gjigantëve katalunas, Sterling është parë në terrenet e trajnimit të Cityt me një Bentley të ri të, i cili kap vlerën e 500,000 mijë funteve.

Vetura tjera të shtrenjta që posedon Sterling, janë edhe disa tipe të Mercedesit, Audisë dhe Range Roverit. /Telegrafi/

E hënë

Të hënën i pëlqen të vozisë Audi A6 me ngjyrë të zezë

E martë 

Ditën e martë, Sterling është paraqitur me Bentleyn e ri që i kushton rreth 500 mijë funte

E mërkurë

Vetura e dashur për ditën e mërkurë është një Audi e tipit të ri me ngjyrë të bardhë

E enjte 

Një Smart Elektrik është i preferuari i tij për ditën e enjte

E premte

Dita e premte karakterizohet me vozitjen e një Mercedes xhip

E shtunë

Audi Q7 është vetura që Sterling zgjedh për të vozitur ditën e shtunë

E diele 

Nuk kishte si të mungonte Range Rover në koleksionin e veturave të tij