Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani, ka thënë se po kalon në periudhën më të keqe të karrierës së tij.
Edhe pse parizienet e Francës tashmë kanë siguruar titullin e kampionit në Francë, megjithatë, ish-ylli i Napolit thotë se nuk është i kënaqur me periudhën që po kalon në Paris.
“Unë po jetoj momentin më të keq të karrierës sime”, ka thënë sulmuesi uruguaian i PSG-së, Edinson Cavani.
Ai duket se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Parisi.
Cavani është shënjestër e disa klubeve evropiane përfshirë Manchester Unitedin.