Eddinson Cavani nuk do të jetë në takimin që Manchester United do të zhvillojë ndaj Paris Saint-Germainit në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Klubi francez është nikoqir i Djajve të Kuq në takimin që zhvillohet nesër ( e martë) nga ora 21:00 në Parkun e Princave.
Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se Cavani e di që duhet të përgatitet më shumë dhe të fitojë më shumë kondicion, pasi ka pushuar që prej kohës kur përfundoi Ligue 1 para kohe shkaku i coronavirusit.
“Ne menduar se do të ishte më mirë për të që të vazhdojë stërvitjet. Të jetë edhe më i përgatitur”, ka thënë trajneri i Unitedit.
“ Edi e di se çfarë di duhet dhe çfarë ka nevojë. Ai nuk ndihej mjaftueshëm i gatshëm”, ka shtuar më tej Solskjaer.
Cavani kaloi te Manchester United në këtë verë si transferim i lirë, pasi kontrata e tij me PSG-në kishte skaduar në qershor. /Telegrafi/