Telegrafi

Cavani nuk largohet nga PSG në këtë afat

Edinson Cavani nuk do të largohet në këtë afat nga Paris Saint-Germain.

Sulmuesi uruguaian lidhej me një kalim te Atletico Madridi, derisa në garë ishin edhe Manchester United e Chelsea.

Thomas Tuchel ka thënë se 32-vjeçari nuk do të largohet në këtë afat, pasi është shumë i nevojshëm për ta.

“Ka situata edhe më të vështira”, ka thënë trajneri i skuadrës franceze. “Ai po rikthehet në formën e tij, ndihet mirë në skuadër. Duhet të fitojë më shumë besim dhe të rikthehet në ritëm. Është normale për një sulmues”.

Lexo po ashtu Atletico Madridi me ofertë të fundit për Cavanin

“Ai është një lojtar i shkëlqyer për klubin dhe ne duam të vazhdojë së bashku. Ai do të luajë për ne qysh nesër dhe do të shohim më pastaj”, ka shtuar më tej ai.

Cavani thuhej se kishte arritur marrëveshje me Los Rojiblancos, mirëpo që tani do të qëndrojë në Parkun e Princave deri në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/