Telegrafi

Cavani: Nuk kam probleme me Neymarin

U raportua nga L’Equipe se Neymari dhe Edison Cavanit janë zënë në dhomat e zhveshjes pas takimit ndaj Lyonit, si vazhdimësi e asaj që ndodhi në fushë.

Por, e gjitha kjo është mohuar nga sulmuesi uruguaian duke thënë se këto histori nuk janë të vërteta.

“Këto gjëra janë krijuar dhe nuk e di pse. E vërteta është se këto janë gjëra normale, gjëra që ndodhin në futboll”.

“Lexova për këtë teksa isha me vëllain, se unë nuk po lë askënd të gjuajë penalltitë dhe se kam probleme me Neymarin. E vërteta është se në gjithë këtë nuk ka asnjë problem”.

“Ai (Neymari) vetëm sa ka ardhur dhe siç kam thënë ne duam që ai të adaptohet këtu sa më mirë që është e mundur. Dhe mendoj se kjo është duke ndodhur, ai po adaptohet shpejt”, ka thënë Cavani.

Dyshja e lartë përmendur kishin problem edhe se kush do ekzekutonte gjuajtën e lirë, por ishte Dani Alvesh ai që u fut duke ia marrë topin Cavanit dhe në fund ia dorëzoi Neymarit. /Telegrafi/