Paris Saint Germaini ka treguar forcën e saj reale, këtë herë fitoi ndaj Bayern Munichut me rezultat 3-0 në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Mysafirët mbajtën topin, kishin edhe rastet e tyre, por vendasit u treguan vrasës para portës kundërshtare.
I pari në takim u shënua nga Dani Alves, dhe atë në minutën e dytë pas animist nga Neymar.
Më pas shënoi Edison Cavani në minutën e 31-të pas asistimit nga Kylian Mbappe.
Neymar? E si të mungonte braziliani, ai shënoi në minutën e 63-të pas lëvizjes së bukur nga Mbappe e Alves.
PSG pas kësaj fitore vazhdon primatin në Grupin B me gjashtë pikë, ndjekur nga Bayerni me tri dhe Celticu.
E fundit në grup renditet Anderlechti me asnjë pikë.
Ndeshja e ardhshme e klubit francez është ndaj klubit belg. /Telegrafi/
https://twitter.com/TrendingSportsC/status/913114656184643584
https://twitter.com/LeCoqueliin/status/913121533643673601
GOALLLLLLLL NEYMAR!!!!! Beautiful play by Dani Alves and Mbappe! pic.twitter.com/nKNQn81QEW
— Seleção Brasil 🇧🇷 (@Brazil_TeamNews) September 27, 2017