Sulmuesi i Paris Saint Germain, Edinson Cavani, më në fund ka thyer heshtjen për rastin te penalltia e famshme me Neymarin ndaj Lyonit.
Uruguaiani ka thënë se situata ka qenë menjëherë e relaksuar pas fitores 2-0 në Ligue 1 kundër Lyonit.
“Janë gjëra të futbollit. Ndonjëherë gjërat bëhen të mëdha. E vërteta është se të gjithë janë të vetëdijshëm se gjërat janë zmadhuar”
“Këto janë gjëra që diskutohen në dhomat e zhveshjes. Çdo gjë ka një zgjidhje, çdo gjë tani është e relaksuar”.
“E rëndësishme është se gjithë jemi duke u munduar për qëllimin njëjtë”, ka thënë Cavani për një media lokale gjatë kohës sa po qëndron në Urugai me Përfaqësuesen.
https://www.youtube.com/watch?v=Ch4Nt33yfLA
Aktualisht PSG janë në krye të Ligue 1 me 22 pikë nga tetë ndeshje.
Ndeshja e ardhshme e tyre është ndaj Dijonit më 14 tetor.
Lojtari me më së shumti gola në Ligue 1 është Falcao me 12, i ndjekur nga Cavani me tetë dhe Neymari me gjashtë./Telegrafi/