Aventura e Edinson Cavani në Manchester United mund të përfundojë në qershor, pavarësisht se klubi dëshiron të rinovojë kontratën e tij.
Uruguaiani nënshkroi për një vit me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.
Lajmi për largimin e tij vjen nga Argjentina, konkretisht nga gazeta “Olé” e cila flet për negociatat në zhvillim e sipër për transferimin e tij në Boca Juniors.
Lojtari ka kontakte me klubin argjentinas dhe në veçanti me nënkryetarin Juan Riquelme tash e një kohë.
“Shkuarja në Boca në qershor, kjo është ideja”, ka thënë agjenti i lojtarit Ëalter Guglielmone për gazetës argjentinase.
Cavani ka një mundësi për të rinovuar me United për një sezon tjetër, por ai nuk është i gatshëm ta ushtrojë të drejtën e tij. /Telegrafi/