Edison Cavani duket se është duke e pritur fundin e kampionatit që të largohet nga PSG.
Sulmuesi uruguaian në një intervistë që do të publikohet të dielën ka thënë se nuk ndjehet mirë në PSG.
“Unë po jetoj momentin më të keq të karrierës sime”, janë disa nga fjalët që sulmuesi i ka thënë në një intervistë për Telefoot.
Edinson Cavani ka qenë i lidhur shumë me thashetheme kohën e fundit, ndërsa ka shumë klube të interesuar për të.
Në Angli, Arsenali e Manchester United, ndërsa në Itali skuadra e Juventusit është duke i fërkuar duart. /Telegrafi/