Telegrafi

Cavani: Mjaftë folët për episodin, me Neymarin jemi miq

Edinson Cavani është kthyer të flas për përplasjen e tij me bashkëlojtarin Neymar, të cilin tha e kam shokë dhe ajo ka mbetur në të kaluarën.

Që nga konflikti i krijuar në fushë, që në thelb kishte pikërisht hierarkinë, braziliani Neymar dhe uruguaiani Edinson Cavani kanë qenë protagonistë në faqet e para të medieve të ndryshme.

Por, tashmë ish-sulmuesit të Napolit duket se i ka ardhur në majë të hundës, që më shumë lakohet vetëm për këtë episode, se sa për atë që bën në fushën e lojës dhe del me një deklaratë që kërkon të sqarojë njëherë e mirë këtë argument.

Momenti kur Neymar dhe Cavani patën keqkuptime mes vete për një penallti!

30-vjeçari, i cili as nuk e çon nëpër mend largimin nga Paris Saint Germain, siç u spekulua pas mbërritjes së yllit Neymar, deklaron se pavarësisht asaj që u pa në fushë, relacionet mes tyre janë të shkëlqyera.

“Ne jemi të dy profesionistë dhe e dimë shumë mirë që duhet të punojmë për të mirën e skuadrës. I gjithë ekipi ishte shumë i lumtur kur Neymar mbërriti në Paris, sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por mediet si zakonisht spekulojnë dhe krijojnë konflikte e keqkuptime”, përcjell SS.

“Një episod i izoluar nuk është tregues për realitetin. Personalisht dëshiroj të qëndroj sa më gjatë në këtë skuadër e të fitoj gjithçka me të. Neymar do të më ndihmojë në këtë drejtim dhe jam i lumtur të them se njëherazi jemi edhe miq të mire”, ka thënë Cavani.

Që nga transferimi i tij nga Napoli në vitin 2013, uruguaiani ka shënuar 155 gola për skuadrën e franceze, vetëm një më pak nga rekordi që mban ende Zlatan Ibrahimovic.