Site icon Telegrafi

Cavani: Jam i PSG, por të ardhmes nuk i dihet

Edinson Cavani flet për të ardhmen e tij dhe nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Paris Saint Germain në fund të sezonit.

Në një intervistë të fundit, “El Matador” shpjegon favoret dhe disfavoret e të qenit në qendër të vëmendjes.

“Gjithmonë është folur për këtë argument. Nga njëra ana është diçka pozitive sepse tregon që shumë skuadra më duan, por ana tjetër nuk më vjen mirë që flitet kaq shumë për mua, sepse duket sikur nuk jam i lumtur në Paris.”

“Mund të them se kam edhe dy vite kontratë me Paris Saint Germain dhe dua ta respektoj, por në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë ndodh. Shumë gjëra nuk varen nga unë, por nga mënyra se si do të mbyllet sezoni dhe nga idetë e klubit”.

29-vjecari zbulon edhe disa detaje, si për shembull se si e ka marrë nofkën “El Matador”.

“Kështu nisën të më thërrisnin kur luaja te Napoli, pastaj nëse të ardhmen do të luaj në Spanjë, do të më shkojë më shumë. Unë jam i kënaqur me rrjedhën e jetës sime. Gjëja më e mirë që më ndodh është kur njerëzit më ndalojnë në rrugë dhe më thonë se kam dhënë gjithçka për skuadrën time”.

Në fund nuk mungojnë elozhet për Marco Verrattin, që sipas Cavanit mund të luajë në çdo skuadër.

“Verratti është një fenomen, ndoshta lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur. Jam krenar që kam qenë në të njëjtën skuadër me të”, ka përfunduar Cavani.

Exit mobile version