Sulmuesi nga Uruguai, Edinson Cavani, i cili luan në ekipin e Paris Saint-Germain (PSG), është zgjedhur lojtari i muajit në Ligue 1.
Asociacioni i Futbollistëve Profesional të Francës, i cili bën përzgjedhjen e futbollistëve mujor në Ligën e parë, nëpërmjet rrjetit social Twitter bëri të ditur se Cavani me performansat e tij të jashtëzakonshme ka arritur kulmin në muajin shtator.
Futbollisti i kombëtares së Uruguait në muajin shtator në katër ndeshje të zhvilluara ka shënuar pesë gola.
Kurse në Ligën e Parë Franceze në shtatë ndeshje ka shënuar 8 herë, duke hyrë kështu në garën për “mbret të golave”.