Telegrafi

Cavani është 7-shi i ri i Unitedit, por a do mundet uruguaiani ta thyejë ‘mallkimin’ e numrit legjendar

Tashmë është konfirmuar se Edinson Cavani do të jetë numri 7 i ri i Manchester United.

Sulmuesi uruguaian e kompletoi kalimin te Djajtë e Kuq para pak ditësh si lojtar i lirë, shkaku që kontrata e tij me Paris Saint-Germainin skadoi në qershor të këtij viti.

Cavani nënshkroi kontratë njëvjeçare me pagë prej dhjetë milionë euro në sezon, derisa agjenti i tij fitoi tetë milionë nga përfundimi i marrëveshjes.

Unitedi e konfirmoi menjëherë se sulmuesi do të bartë numrin 7 në fanellë.

Legjenda e klubit anglez si, George Best, David Beckham, Eric Cantona dhe Cristiano Ronaldo, që të gjithë kishin shkëlqyer me këtë numër në fanellë.

Por, nuk mund të thuhet kështu edhe për lojtarët si Memphis Depay, Angel di Maria dhe Alexis Sanchez, që dështuan të kishin formë të mirë.

Mbetet të shihet nëse Cavani do të arrij të thyejë mallkimin e numri 7 te Manchester United, që duket se është lënë nga ylli portugez. /Telegrafi/