Telegrafi

Cavani e Paredes pritet të qëndrojnë te PSG

Edinson Cavani dhe Leandro Paredes pritet të qëndrojnë te Paris Saint-Germaini deri në fund të sezonit.

Sulmuesi uruguaian fillimisht raportohej se kishte arritur marrëveshje me Atletico Madridin, por një gjë e tillë duket se nuk qëndron.

Cavani që është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te skuadra franceze, pritet të qëndrojë deri në fund të këtij edicioni.

Lexo po ashtu PSG i ka vënë çmim Cavanit

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me Leandro Paredes, që thuhej se do të kalonte te Zonja e Vjetër.

Juventusi dëshiron ta shkëmbejë Emre Canin me mesfushorin e parisienëve, por këta të fundit thuhet se kanë ndërruar mendje dhe duan t’i mbajnë të dy lojtarët deri në fund të sezonit. /Telegrafi/