Telegrafi

“Cavani duhet të shkojë te City”

Edinson Cavani është këshilluar nga ish-trajneri i Uruguait, Jorge Fossati, që të shkojë te Manchester City.

Sulmuesi po kalon sezonin e tij të tretë te Paris Saint-Germaini, mirëpo nuk po luan si qendërsulmues, pasi kjo pozitë është e rezervuar për Zlatan Ibrahimovicin.

Fossati, i cili e ka drejtuar Uruguain në Copa America të vitit 2004, mendon se Cavani do të luante shumë më mirë në qendër të sulmit.

Dhe duke qenë se Pep Guardiola do ta marrë drejtimin e Cityt nga sezoni i ardhshëm, atëherë ai mendon se Etihad Stadium do të ishte destinacioni ideal për qendërsulmuesin.

“Cavani duhet të luajë si qendërsulmues. Ai po përdoret si anësor nga PSG dhe nganjëherë edhe si mesfushor”.

“Guardiola zakonisht angazhon dy ose tre sulmues, prandaj do ta këshilloja fuqishëm Cavanin që t’i bashkohet atij në sezonin e ardhshëm”, ka thënë Fossati. /Telegrafi/