Site icon Telegrafi

Cavani duhet ta mposhtë shkencën për të luajtur ndaj Francës, thotë Rami

Edinson Cavani do të duhet që të mposhtë shkencën nëse dëshiron të luaj ndaj Uruguait në çerekfinale, gjithnjë sipas mendimit të Adil Ramis.

Pasi shënoi dy gola ndaj Portugalisë, Cavani çaloi në pjesën e dytë dhe më pas u konfirmua se sulmuesi I PSG-së ka një dëmtim në kofshë.

Cavani ka qëndruar jashtë stërvitjeve të mërkurën dhe duket se nuk luan ndaj Francës në Nizhny Novgorod dhe mbrojtsi i Marseille nuk beson se ekipi i Francës duhet të brengoset për 31 vjeçarin.

“Fatkeqësisht, humbja e një njeriu, është fitore për njeriun tjetër”.

Edinson Cavani, dy gola ndaj Portugalisë (Getty Images)

“Ne po flasim për Edinson Cavanin, një prej sulmuesve më t ëmirë dhe që ka qenë më në formë këtë Botëror, kështu që nuk mendoj se është keq për ne që ai është i lënduar”.

“Unë kam pasur lëndim të njëjtë dhe kam tentuar të thyej shkencën mjekësore, por nuk ishte e lehtë. Nëse ai dëshiron të luaj ndaj nesh, ai do të duhet që të shkatërrojë shkencën, kështu që ndaloni duke na thënë se ai do të luaj”, u shpreh Rami.

Franca dhe Uruguai përballen të premtën e fituesi do të kalojë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror. /Telegrafi/

Exit mobile version