Edinson Cavani ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar te PSG.
Sulmuesi uruguaian është bërë një pikë referuese e skuadrës franceze që nga largimi i yllit suedez, Zlatan Ibrahimovic.
Cavani po përjeton një super-formë këtë sezon duke shënuar shumë gola dhe kjo ka bërë që ai të kërkohet nga shumë skuadra.
Megjithatë, ‘Matadori’ ka theksuar se ai dëshiron të qëndroj edhe shumë vite te kampionët francez dhe të fitojë trofe me këtë skuadër.
“Unë shpresoj që të qëndrojë në PSG dhe të fitoj trofe me këtë skuadër”, ka thënë fillimisht Cavani për mediat francez, transmeton Telegrafi.
“Do t’i bëj katër vite në fund të sezonit që jam këtu dhe dua të qëndroj edhe më gjatë”, përfundoi sulmuesi uruguaian.
Ndryshe, Cavani në këtë katër sezone me skuadrën franceze ka zhvilluar 123 ndeshje, ku ka shënuar 80 gola. /Telegrafi/