Paris Saint Germain i është rikthyer fitoreve pas barazimit me Marseille në kuadër të Ligue 1.
Parisienët kanë triumfuar para shikuesve të vetë në stadiumin “Parc de Princes” kundër Nices me rezultat të pastër 3-0.
“Princat” qysh në minutën e tretë treguan se do të triumfojnë kur realizuan gol përmes sulmuesit Edinson Cavanit, i cili shënoi me kokë pas harkimit të Angel Di Marias,
Another day, another goal for @ECavaniOfficial!
He has headed PSG in front against Nice after some lovely movement inside the box… ? pic.twitter.com/7i4fdi1iQJ
— Goal (@goal) October 27, 2017
I njëjti kombinim ndodhi edhe në golin e dytë në të 31 minutë, ku pas asistimit të Angel di Marias realizoi Edinso Cavani.
Di Maria ➡️ Cavani = ⚽️
The star duo combine once again as PSG make it 2-0 against Nice… ? pic.twitter.com/ReNoEZeiZX
— Goal UK (@GoalUK) October 27, 2017
Golin e tretë për ‘sheikët’ e shënoi Dante i Nices, i cili realizoi autogol në të 52 minutë duke u munduar ta largojë topin prej zonës së rreptësisë.
Në një moment kishte edhe momente tensioni mes dy sulmuesve të nivelit botëror, Cavanit dhe Mario Balotellit të Nices.
Le rdv est pris entre Cavani et Balotelli !!!!pic.twitter.com/yZYxiTE88y
— Lassana Camara (@lassanawelt) October 27, 2017
Deri në fund të takimit më nuk pati gola edhe pse kishte shumë raste dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat 3-0.
Pas kësaj, PSG renditet në pozitën e parë të ligës elitare franceze me 29 pikë ndërsa Nice zë vendin e 14 me dhjetë pikë. /Telegrafi/
https://youtu.be/sKnc8n05Pv4