Ish-sulmuesi i Sampdorias, Francesco Flachi zbulon se Antonio Cassano i ka thënë atij se është duke menduar pensionimin.
Cassano ka qenë i izoluar nga skuadra Blucerchiati, dhe nuk i është lejuar për të bërë dush me pjesën tjetër të të skuadrës, pra me shokët e tij.
Pavarësisht nga kjo, ‘FantAntonio’ nuk vendosi të largohet nga Sampdoria gjatë verës, dhe një ish-bashkëlojtar i tij pretendon se ai mund të var këpucët në gozhdë në vend se të transferohet në Kinë apo në ndonjë skuadër nga Serie B.
“Cassano më tha në konfidencë se ai është duke menduar pensionimin nga futbollit” ka zbuluar Flachi për TeleNord, përcjell Telegrafi.
“Unë mendoj se Antonio, në qoftë se ai duhet të largohet, duhet të jetë gjithmonë një protagonist”, përfundoi ish-sulmuesi italian. /Telegrafi/